Balla:PS, më 18 shkurt demonstratë në Tiranë

Partia Socialiste do të nisë sërish demonstratën e saj më 18 shkurt në kryeqytet. Në një deklaratë për shtyp deputeti i PS-së Taulant Balla theksoi se kjo demonstratë bëhet në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët nuk e përballojnë dot regjimin e kësaj qeverie e cila sipas tij vrau 4 të pafajshëm.
“Në 18 shkurt në bulevard në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët nuk e përballojnë dot korrupsion e pushtetit.Demonstra do të dëshmojë që shqiptarët nuk e pranojnë as nënshtrimin e këtij regjimi dhe as vazhdimin e rrugës të një diktati që tenton të vrasë për të mos u dorëzuar” theksoi Balla.
Gjithashtu deputeti Balla duke akuzuar qeverinë për vrasjen e 4 demonstruesve në 21 janar kërkoi largimin e saj pasi sipas tij një qeveri që vret qytetarët e pafajshëm përbën një rrezik të hapur për shoqërinë tonë.