E Diel, 1 Nëntor 2026

Countryman sot vizite ne Tirane

Zv.ndihmessekretari Amerikan i Shtetit per Europen dhe Azine Thomas Countryman mesohet se do te vizitoje sot Tiranen. Lajmi vjen menjehere pas lajmit per anulimin e vizites se tij ne kosove te planifikuar per sot.

Zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar e beri te ditur kete lajm nderkohe qe lajmeroi se Countryman ne do te zhvilloje nje takim me Berishen ne oren 1430. Gjithashtu burime nga selia e Partise Socialiste njoftojne se zyrtari i larte amerikan do te kete edhe nje takim me kerun e opozites Edi Rama rreth ores 1545.

Vizita e papritur e Countryman ne Tirane pritet te vijoje me nje takim me presidentin e Republikes Bamir Topi. Sic edhe pritet tema e ketyre takimeve do te jete sitata politike e krijuar ne Shqiperi se fundmi dhe gjetja e nje zgjidhjeje ne menyre qe palet te dialogojne ne rruge institucionale.

Kujtojme se Countryman ka bere thirrje te lejohet Prokuroria te hetoje dhe zbardhe ne menyre te pavarur e te paanshme ngjarjet e 21 janarit dhe te zbardhe vrasjet e kater demonstruesve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›