Balla:Zgjedhjet e 28 qershorit, në rrezik

Partia Socialiste i konsideron në rrezik zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë arsye kërkon ngritjen e komisionit parlamentar Ad Hoc për administrimin e tyre. Përmes një konference për shtyp, deputeti i PS-së Taulant Balla kërkoi më shumë përgjegjshmëri në organizimin e zgjedhjeve nga qeveria pasi ajo është përgjegjësja e drejtpërdrejt për ecurinë e zgjedhjeve. Duke iu referuar procesit për kartat e identitetit, Balla tha se deri në këto momente rezulton se procesi nuk ka filluar në 372 njësi vendore - nga 384 njësi gjithsej. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe e një grafiku të qartë të shpërndarjes në territor, po shoqërohet edhe me kundërshtimin sistematik të mazhorancës, për ngritjen e një komisioni monitorues parlamentar, të përfaqësuar në shumicë nga opozita