Papunësi e pritur
Shkalla e papunësisë në 16 vendet e eurozonës në janar ka shkuar në 9.9 për qind, shkallë kjo e pritur. Papunësia, herën e fundit në këtë nivel ishte në tetor të vitit 1998, ndërsa shkalla e parashikuar nga ekonomistët për janar ishte 10.1 për qind.
Zyra Statistikore e BE-së, Eurostat ka njoftuan se në eurozonë në janar pa punë kishin mbetur gati 15.7 milionë njerëz, që është për 38 000 më shumë se në dhjetor. Nga janari i vitit 2009, rreth 2.2 milionë qytetarë të eurozonës kanë mbetur pa punë.
Shkalla e papunësisë në gjithë BE-në, me 27 shtete anëtare, në janar ishte 9.5 për qind, që tregon se nuk kishte ndryshime krahasuar me dhjetorin. Kjo do të thotë se të papunët në BE në muajin e kaluar ishin 23 milionë, përkatësisht 136 000 më shumë se në dhjetor.