Ballack, në shënjestër të Shanghai Shenhua

Michael Ballack nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Bayer Leverkuseni, kështu që tashmë vetëm se kanë filluar të interesohen klubet e ndryshme për të. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, përfaqësuesi gjerman është bërë shënjestër e ekipit kinez Shanghai Shenhua.
Pasi arriti ta sjellë në Kinë Nicolas Anelkan, trajneri Jean Tigana, po mendon që të transferojë në Azi edhe ish futbollistin e Bayern Munichut dhe Chelseas. 35 vjeçari ka kontratë me ‘Farmaceutikët’ deri në qershor të vitit tjetër, por nuk përjashtohet mundësia që ai ta lë ekipin kuq e zi në janar.