E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet emërimi i Zbogarit

(E plotësuar) Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri e BE-së, Catherine Ashton ka konfirmuar sot në Bruksel se ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zbogar do të jetë përfaqësues special i BE-së në Kosovë.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja në kabinetin e Ashtonit, Maja Kociançiq.

Pritet zyrtarizimi i Zbogarit si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar, pritet të vijë në Kosovës si përfaqësues i BE-së.

Lajmin ia kanë konfirmuar burimet e BE-së, agjencisë shtetërore të lajmeve të Sllovenisë, STA.

Kjo do të shënonte herën e parë që Sllovenia ka një përfaqësues të vetin në kuadër të politikës së jashtme të BE-së.

Zbogar do të zëvendësojë, Fernando Gentilinin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›