Ballagat, votohet për kreun e komunës
FIER- Në komunën Ballagat të Qarkut të Fierit kanë nisur rreth orës 07:00 të ditës së sotme zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune.
Për kreun e komunës Ballagat konkurrojnë dy subjekte zgjedhore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Për PD-në kandidon Sherbet Sharka, ndërsa për PS-në, Neshat Sharka. Në këtë komunë, me rreth 2400 zgjedhës janë ngritur 8 qendra votimi, të cilat sipas Kodit Zgjedhor pritet të mbyllen në orën 19:00.
Dekreti i Presidentit të Republikës i datës 17 qershor përcaktoi të dielën e parë të muajit gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në këtë komunë, pas shkarkimit për abuzim me detyrën të kryekomunarit të mëparshëm, Fatos Sharka.