Ballauri: Krimet e komunizmit nuk jane ndeshkuar

Kryetarja e shoqates per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Elsa Ballauri ka deklaruar se shteti shqiptar pas renies se diktatures nuk i ka ndeshkuar krimet e komunizmit.
“Ne nuk kemi arritur ta denojme te kaluaren. Shume individe shqiptare nuk e kane gjetur drejtesine. Nuk di se si mund te denosh diktaturen duke mos marre asnje mase. Dua te permend gjyqin e Nexhmije Hoxhes, qe ishte nje tallje per ata qe vuajten ne diktature”, ka pohuar Ballauri.
Ajo ka shtuar me tej se Shqiperia vazhdon te vuaje nga mungesa e nje klase intelektuale, qe do te trajtonte ne menyren e duhur kete ceshtje.
“Neve na humben shanset historike per te pasur nje klase intelektuale, qe nuk e patem pas viteve 90 dhe nuk e kemi as tani. Nga ana tjeter, KE jep rekomandimin pasi nuk ka c’i ben Shqiperise”, ka shtuar Ballauri.