Bumci: PD ka denuar krimet e komunizmit

“Ka pasur denime te autoreve te krimeve te komunizmit. Eshte denuar ajo histori me te gjitha pasojat qe i ka shkaktuar ketij kombi. Ka deshmi te gjalla, jane bere publike rastet e denimeve, kjo deshmi i eshte bere publike shoqerise. Ligji qe kaloi ne 95-en ishte nxitur nga shoqeria. Ligjet benin ate qe po kerkohet te behet sot, pastrimin e personave”, ka pohuar Bumci, i cili ka akuzuar te majten se kur ka ardhur ne pushtet ka shfuqizuar ligjet dhe nuk i ka kushtuar vemendje ketij problemi.
“Ligjet u zbatuan, por kur erdhi e majta ne pushtet degraduan. U hoq kufizimi per prokuror e gjyqtare qe kishin marre pjese ne procese politike, u zhbe ligji”, ka theksuar Bumci.
Ai ka shtuar me tej se mazhoranca aktuale po diskuton nje sere ligjesh per t’i dhene pergjigjen e duhur kesaj ceshtjeje. “Ka vullnet politik per te punuar ne kete drejtim. Po diskutojme qe cdo vit buxheti te kete fond per te perndjekurit dhe ligje te tjera. Me nismat tona ne i japim pergjigje ceshtjes”, ka shtuar Bumci.