Topi takim me diplomatet

“Qellimet dhe aktiviteti diplomatik i Shqiperise ne radhe te pare te shikojne drejt Brukselit, te shumojne kontaktet me NATO-n dhe Bashkimin Europian, te perballe me sukses dinamiken integruese dhe t’i ofrojne politikes shqiptare modele, standarde dhe programe zhvillimi per nje Shqiperi te integruar”, eshte shprehur Topi.
Nje model qe vjen nga Europa, jane politikat e perbashketa te mirekuptimit. Sipas ketyre modeleve, Shqiperia do te vazhdoje te zhvilloje marredheniet me vendet fqinje, ne funksion te paqes dhe stabilitetit.
“Ngjarja me e madhe ne historine moderne te shqiptareve, pavaresia e Kosoves, fitorja e te vertetes historike, u prit nga Shqiperia me gezim dhe realizem... Njohja e menjehershme e ketij realiteti… sidomos ajo nga vendet fqinje me Kosoven, pervec Serbise, provojne se rajoni ka ndryshuar pozitivisht dhe jep shpresen e pakthyeshme per nje te ardhme me te mire”, theksoi Topi.
Sipas presidentit, njohja e metejshme e pavaresise se Kosoves eshte detyrim edhe per diplomacine shqiptare, e cila duhet te ndertoje strategji te perbashketa me diplomacine kosovare. Nje vemendje e vecante, sipas presidentit, i duhet kushtuar diaspores.
“Ndertimi i menjehershem i qendrave kulturore shqiptare, sidomos ne ato vende ku numri i shqiptareve eshte i konsiderueshem eshte ndoshta edhe me i rendesishem se ndertimi i nje shkolle apo i nje biblioteke ne Shqiperi.
Nje vend, i cili, me shume se 25 perqind te popullsise se vet e ka diaspore te re, duhet patjeter te pergjigjet per te dhe te ardhmen e saj.