Ndregjoni: Te perndjekurit, pengesa nga procedurat

Sekretari i shoqates se te perndjekurve politike, Besim Ndregjoni ka deklaruar se kjo kategori personash nuk ka marre nga shteti shperblimin qe meriton.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne TCH, Ndregjoni e ka vene theksin tek problemet qe ish-te perndjekurit kane me dokumentacionin.
“E verteta e dosjes sime, eshte se eshte kontrolluar dhe eshte dhene vertetimi i pastertise se figures. Por persa i perket demshperblimit te te perndjekurve, duhen dokumenta te tjera. Duhet edhe vendimi i gjykates. Te perndjekurit qe do te shperblehen jane pare”, ka pohuar Ndregjoni.
Ai ka theksuar se personat qe kane hartuar dosjen e tij dhe te te perndjekurve te tjere jane sot ne pushtet. “Une e di se kush e ka bere dosjen time. Nje pjese e ketyre personave i shohim ne ekran, ne administraten shteterore”, ka shtuar Ndregjoni.