E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, Klosi: Nje pjese jane eleminuar

Ish drejtori i SHIK-ut, Fatos Klosi ka pranuar se gjate periudhes se drejtimit te ketij institucioni nga ana e tij, jane eleminuar shume dosje te Sigurimit te Shtetit.

“Une vete them qe mbase sigurimi per te hequr nga kurrizi nje mori te madhe dosjesh, tha qe te ardhmen keto dosje nuk do perbejne asnje interes dhe vendosi t’i eleminoje. Dosjet jane nje element dinamik, nuk jane te perjetshme dhe ato mbahen derisa sa i duhen sigurimit. Kur mendohet se nuk kane me asnje vlere, ato eleminohen”, theksoi Klosi.

Me tej, ai shtoi se 14 % e te denimeve ne diktature jane inicuar nga Sigurimi i Shtetit, ndersa 86 % e njerezve jane denuar nga institucione te tjera te sistemit komunist.

“Ne nuk kemi me nevoje per nje ligj per kontrollin e figurave te larta te shtetit, por ne kemi nevoje per nje akses ne arkivat e shtetit. Hapja e dosjeve eshte nje mjet qe te mos lejoje qe historia e dikurshme te na perseritet”, nenvizoi ish kreu i SHIK-ut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›