BE, lufta italo-greke mban peng Shqiperine

Nenkryetari i parlamentit grek, Jorgos Surlas, duke folur ne “TV Alfa”, deklaroi se kishte marre mbeshtetjen e autoriteteve shqiptare perfshi, presidentin e vendit Bamir Topi dhe kryeministrin Berisha per gjetjen e eshtrave dhe miratimin e ngritjes se memorialeve dhe varrezave per ushtaret e rene ne lufte.
“Por nese kjo ceshtje nuk zgjidhet une do te votoje kunder ratifikimit te Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit te Shqiperise me BE” u shpreh ne fund te bisedes Surlas.
28 tetori eshte dita qe ne Greqi perkujton fillimin e luftes italo-greke. Rreth 8 mije ushtare greke, u vrane ne teritorin shqiptar gjate luftimeve me italianet dhe qe nga viti 1984 kane nisur kerkimet per gjetjen e eshtrave te tyre.
Te dy vendet kane ngritur dhe nje komision te perbashket per kete qellim, por rezultatat nuk kane qene konkrete dhe mungesa e transparences ne punen e tij ka krijuar madje edhe skandale, si ai i Kosines.