E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferexheja e paligjshme

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 10:51

Nga e hëna në Francë ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë në vendet publike, duke u bërë vendi i parë evropian që e implementon këtë ligj.

Kjo ndalesë, më së shumti ka të bëjë me gratë myslimane, që në vende publike e bartin ferexhenë.

Ato femra që nuk e respektojnë këtë ligj, mund të dënohen me 150 euro dhe me probleme në përpjekjet e tyre për arritjen e shtetësisë franceze.

Meshkujt që i detyrojnë gratë të bartin ferexhe, po ashtu, mund të dënohen me të holla dhe me burg.

Mbështetësit e kësaj ndalese thonë se ajo është e domosdoshme për siguri dhe për çështjen e barazisë gjinore.

Ndalesa gëzon mbështetje të gjerë publike në Francë. Por, kritikët e kësaj ndalese theksojnë se ajo paraqet shkelje të të drejtave të lirisë së shprehjes dhe religjionit, dhe në mënyrë jokorrekte i godet myslimanët.

Në Francë jetojnë afro 6 milionë myslimanë, që është komuniteti më i madh mysliman në Evropën Perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›