E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga e Tiranes, kapet grosisti

Artan Cena

TIRANË - Bllokohet droga e destinuar per perdoruesit e Tiranes. Mbremjen e djeshme eshte kapur ne kryeqytet sasia prej 2.4 kg heroine nderkohe qe ne pranga ka rene nje person. Burime nga policia thane se, lenda narkotike dyshohej se, ishte e destinuar per shperndarje ne kryeqytet dhe ne pranga eshte vene Binak Dobrushin, 47 vjec. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, antidroga e se ciles ka bere dhe operacionin per kapjen e 47-vjecarit. Sipas te dhenave, i arrestuari kishte disa kohe qe ishte vene nen mbikeqyrje dhe diten e djeshme eshte kapur ne flagrance ne momentin qe ka qene duke shitur 1.4 kilograme heroine, nderkohe qe kilogrami i dyte i eshte gjetur i fshehur ne shtepi.

Aksioni

Policia e Tiranes sekuestroi nje sasi droge ne nje operacion te shpejte te organizuar ne vendin e quajtur ish-fusha e aviacionit ne kryeqytet. Pas disa dite hetimesh, ajo e djeshme ka qene vendimtare per agjentet e antidroges, per te vene ne pranga shperndaresin me shumice te kryeqytetit. Gjate aksionit te pare, Binak Dobrushit iu kap sasia prej 1.4 kilogram heroine. Por operacioni nuk ka ndaluar ketu. Forcat e policise kane shkuar ne shtepine e te ndaluarit dhe kane gjetur dhe nje tjeter kilogram droge, e llojit heroine, qe sic duket do te shitej me vone.

Hetimet

Hetimet kane nxjerre ne drite se, droga qe u kap gjate mbremjes se djeshme ishte e destinuar per nje rrjet te shitjes me pakice ne kryeqytet dhe se, Dobrushi ishte furnizuesi i tyre. Policia kishte rene ne gjurmet e grosistit pas disa arrestimeve te disa shperndaresve te vegjel, qe ne deshmite e tyre kishin treguar burimin e droges. Me pas hetimet disa ditore kane bere qe, 47-vjecari, te vihej ne pranga ne flagrance, me sasine e droges. Burimet thane se, jane duke vazhduar hetimet, per bashkepunetoret e te ndaluarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›