E Shtunë, 31 Tetor 2026

"INSTAT, shifra mashtruese rritjeje ekonomike, qeveria po abuzon rende"

Qeveria mashtron kur thote se rritja ekonomike eshte dyfishuar, se fundmi edhe nepermjet INSTAT. Akuza u be dje nga nensekretari per programin ne Partine Socialiste, Ervin Bushati. Sipas tij, qeveria po paraqet nje rritje te dyshimte ekonomike, qe nuk lidhet aspak me mireqenien e qytetareve. Bushati u shpreh, se rritja qe pretendon kryeministri Sali Berisha, eshte jashte logjikes se shifrave dhe analizave te FMN dhe te Bankes se Shqiperise per gjendjen e ekonomise ne Shqiperi. "Abuzimet me fondet publike nuk mund te rritin artificialisht, as ekonomine e as nivelin e jeteses se qytetareve, vetem fryjne xhepa zyrtaresh, por jo qytetaresh", theksoi ai. Sipas Bushatit, deklaratat e INSTAT qe mbeshtetin parashikimet euforike te kryeministrit, jane 2-3 here me te larta se parashikimet e Fondit Monetar Nderkombetar. Socialisti u shpreh se euforia e qeverise, vetem verteton shpejtesine e pasurimit te kastes qeveritare ne kurriz te varferise se familjes shqiptare. "E verteta eshte qe perfitimet e kesaj kaste te vogel, jane nga fondet e taksapaguesve, qe perdite me shume e ndjejne peshen e abuzimeve qeveritare me fondet publike", theksoi ai. Ne keto kushte sipas Bushatit, PS i kujton qeverise se ne te vertete, rezultatet qe flasin per rritje ekonomike, jo vetem jane te paqena por ngulin nje gozhde me shume ne vuajtjet e familjeve shqiptare, per sa kohe qe ato perpiqen te ushqehen, te sherohen dhe te mbijetojne para kesaj loje te dhimbshme, qe shteti i vete i vendos para dyerve te shtepive. Bushati theksoi se ajo qe qeveria paraqet si rritje te mireqenies ekonomike te qytetareve eshte vetem nje genjeshter me shume, ne prag te vitit elektoral, e qe do te kete shume te tilla ne vijim.

Rritja u deklarua 9.9 per qind

INSTAT deklaroi dy dite me pare se rritja e Prodhimit te Brendshem Bruto eshte ne nivelin 9.9%. Te dhenat e publikuara nga INSTAT, mbeshtesin deklaratat e kryeministrit Sali Berisha, i cili pak dite me pare u shpreh per nje rritje ekonomike dy shifrore. Ne buxhetin e miratuar ne Kuvend, flitet per dy nivele rritjeje ekonomike, nje nominale dhe nje reale. Aktualisht rritja e PBB ka qene ne shifra 5-6 per qind, duke shenuar nje rritem shume vjecar zhvillimi, qe ka kaluar shume vende te tjera te rajonit. Perballe ketyre te dhenave, vleresimi i dhene per ekonomine nga Banka Boterore, eshte cilesuar si shume arbitrar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›