E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, si perllogaritet vlera fillestare ne 2009

Keshilli i Ministrave miratoi dite me pare koeficientet e indeksimit te pagave, per llogaritjen fillestare te pensionit qe nga viti 1994 deri ne vitin 2007. Pas ketij vendimi te gjithe personat qe kane dale ne pension nga 1 janari i vitit te kaluar, pagat mbi te cilat jane derdhur kontributet nga 1 janari 1994 dhe deri ne momentin e lenies se punes, si dhe pagat referuese qe i perkasin periudhes se sigurimit para kesaj date, do te rivleresohen radhazi, duke u shumezuar edhe me kete koeficient. Keshtu, sipas ketij percaktimi per vitin 1994 koeficienti i indeksimit eshte 1.32 duke u ngjitur ne 1995 ne 1.37 dhe vjen me zbritje deri ne masen 1 per vitin 2007. Sipas ligjit per Sigurimet Shoqerore te Republikes se Shqiperise, parashikohet se shuma fillestare e pensionit mujor te pleqerise, perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese. Shuma baze e pensionit qe u jepet te gjithe personave te siguruar, caktohet cdo vit me vendim te Keshillit te Ministrave dhe aktualisht eshte 8240 leke ne muaj. Shtesa eshte 1 per qind per vit sigurimi, shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme, qe personat e siguruar kane arritur nepermjet kontributeve. Pervec kesaj, ne kete dispozite percaktohet edhe detyrimi i Keshillit te Ministrave, per te indeksuar cdo vit bazen e vleresimit individual, ne lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare te paguara. Ky koeficient do te sherbeje edhe per indeksimin e pages neto mesatare. Metodika e llogaritjes se ketij koeficienti percaktohet ne ligjin e Sigurimeve Shoqerore, ku cilesohet cdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vleresuar vjetore individuale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›