E Diel, 1 Nëntor 2026

Balliu: Frika, e vetmja ndjesi që mund ta sjellë Edi Ramën në rrugën për heqjen e imunitetit

09-08-2012 / Gazeta 55

Pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, publicisti dhe botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu, i ftuar në studion e TV  “ABC News”, deklaron se ndërkombëtarët po shprehen përditë e më shumë si të suprimuar me qëndrimin e Edi Ramës, kundër heqjes së imunitetit. Për Balliun, Lidershipi i PS është si një diabet në trupin e Shqipërisë, prandaj edhe votimi më i dobishëm për momentin do të ishte ai i mosbesimit referendar ndaj Edi Ramës, si kryetar opozite

“Heqja e imunitetit do ti jepte shumë seriozitet politikës dhe vendit. Njerëzit do të kishin më shumë besim te politika. Se është kollaj të ngresh akuza që pastaj përdoren nga gazeta për të shpifur, por çështje është se të hiqet imuniteti dhe pastaj të flasin”. Kështu i ka komentuar dje, midis të tjerave, zhvillimet e fundit politike, publicisti dhe botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu. I ftuar në studion e TV  “ABC News”, Fahri Balliu e lidhi mosvotimin e heqjes së imunitetit, me frikën e Edi Ramës përballë funksionimit të ligjit. Duke e cilësuar Edi Ramën si një diabet në trupin e Shqipërisë, Fahri Balliu është shprehur se mosvotimi i heqjes së imunitetit “e ka dëmtuar shumë vendin, duke e ngadalësuar në progres”. Në intervistën e tij, publicisti dhe botuesi i gazetës “55”, është ndalur edhe në vizitën e tij të fundit në SHBA, duke zbuluar jo vetëm një pjesë të takimeve të tij me senatorë e kongresmenë amerikanë, por edhe një pjesë të këndvështrimeve e qëndrimeve të tyre, ndaj zhvillimeve në Shqipëri

Zoti Balliu, si i komentoni deklarimet e pasurisë së politikanëve apo deputetëve të PS-së të botuar në media?
Unë mendoj se dalja e këtyre shifrave në media është pozitive. Dhe në rast se ato janë të sakta duke u parë të certifikuara nga një institucion sigurisht që figurojnë dhe janë ashtu. Por mendoj se në kushtet e një demokracie të re siç jemi ne, me probleme me funksionimin e institucioneve të fushës përkatëse veçse ka shumë për të bërë. Pra, institucionet duhet të jenë të prirur drejt aplikimi të formave të reja e moderne të investigimit nën shembullin e atyre kryesisht amerikane sepse janë të përparuara.

Ka një kohë të shkurtër që institucionet po punojnë me pasqyrimin e këtyre të dhënave, sidomos në rritjen eficencës në deklarimin e të dhënave që janë përgjegjësi të deklaruesit...?
Këto janë institucione që duan një traditë që kjo për ne ka qenë zero. Por mendoj se ka hope cilësore në formimin e këtyre institucioneve, e rritjes dhe vënies në dorë të këtyre institucione të mekanizmave investigues, megjithëse, ka nevojë edhe për plotësime ligjore të cilat do të arrijnë të përputhin deklaruesin me realitetin.   

Si mendoni zoti Balliu a ka ndonjë përqasje të drejtë mes deklarimin që bëjnë politikanët dhe atyre që publikojnë mediat. A i deklarojnë politikanët të gjitha pasuritë e tyre?
Mendoj se kjo varet prej secilit karakter të tyre. Mendoj se intuita e popullit/sovranit di të kuptojë dhe të  lexojë kush prej tyre thotë të vërtetën dhe kush nuk e thotë. Në qoftë se një politikat xhaketa apo kostumi i bën më shumë seç ka deklaruar dhe aty nuk figuron, ahere nga ajo shifër lindin dyshime të mëdha. Kjo është një temë shumë e madhe dhe e thellë që u zbulua vetëm maja e ajsbergut që Partia Socialiste, nën udhëheqjen e Ramës,  pengoi e bllokoi draft-ligjin për kufizimin e imunitetit.

Zoti Balliu si e gjykoni ju sjelljen e ditëve të fundit të kryetarit të Partisë Socialiste?
Ai ka shkaktuar një skandal të vërtetë politik vendit. Qarqet politike që merren me investigimin e reformave në Shqipëri janë të tronditur nga mos votimit i Ramës së këtij ligji. Ka dhe një paradoks që është qeveria dhe jo opozita që kërkon heqjen e imunitetit. Çuditërisht opozita duhet ta quante këtë një rast të lumtur del në pozitë të kundërt. Pse? Sepse kjo lidhet drejtpërdrejt me frikën e Ramës, pasi ai nuk është i pastë qoftë me deklarimet qoftë me mjete e jetesës apo raportet me financiare të shkuara, të vjetra, të komplikuara. Ai ka një jetë të tërë që ka kaluar në faza të ndryshme në të cilën raportet e tij me paranë kanë qenë të ndryshme. Kështu që Rama nuk ka sigurinë që kishte kur ishte kryetar i bashkisë, nuk ka sigurinë e betonuar nga mos funksionimi i ligjit siç ishte në disa institucione gjatë këtyre viteve. Këta institucione janë marrë me punë të një anshme, janë marrë me shpifje dhe thashetheme për korrupsion, janë marrë me nenet e agjitacion-propagandës, si neni “55”, të aplikuar për korrupsion. Duke qenë në pikëpyetje se ndoshta i ndalin të fshehtat ai e ka humbur qetësinë. Për hir së të vërtetës e keqja sa do që të fshihet vjen një çast dhe ndëshkohet.    

A mendoni ju se ka raste abuzivizmi me hetimet për sa i takon çështjen së imuniteti?
Sigurisht! mjafton të marrësh faktin që për vite të tëra  kemi zero çështje në lidhje me problemin e fasadave të pallateve në Tiranë që ia ngriti ish-Ministrja e MTKRS e ndjera Uruçi. Kemi problemet e bashkisë që dosjet zunë pluhur për katër vite. Këtu nuk ka pasur një objektivitet të ndjekur e për të zbardhur një çështje. S’ka pasur iniciativë për të hetuar. Përkundrazi institucione të caktuara  kanë punuar me kor të shkëlqyer me zotin Rama.

Si e shikoni panoramën publike nëse nuk do të kishte imunitet për parlamentarët?
Unë e shikoj ndryshe. Imuniteti nuk është një gjë e thjeshtë sepse është një gogol i madh për policinë gjyqësore, për prokurorinë,  për shërbimet speciale. Dhe po ta shikoni në tablonë mediatike: filma, lajme, gazeta del se pas dikujt fshihet një njeri i rëndësishëm me imunitet. Ky pasqyrim i realitetit nuk është një gjë e vogël. Heqja e imunitetit është çështje e nivelit të pjekurisë politike të një vendi.  Heqja e imunitetit do ti jepte shumë seriozitet politikës dhe vendit. Njerëzit do të kishin më shumë besim te politika. Se është kollaj të ngresh akuza që pastaj përdoren nga gazeta për të shpifur, por çështje është se të hiqet imuniteti dhe pastaj të flasin.

A ndjehet qytetarët të zhgënjyer nga politika: nga njëra anë ose tjetra për shkak të sjelljeve të fundit ?
Duhet të kemi shumë kujdes e formulë për t’u shmangur nga pikëpamja marksiste e çështjes. Zhgënjimi duket tek vota. Ka raste që populli zhgënjehet për një njeri që nuk i takon zhgënjimit. ka raste që zhgënjehet me një njeri të madh. Por nuk është i drejtë koncepti marksist i zhgënjimi është kriter i së vërtetës. kriter i së vërtetës është ekspertiza dhe vendimi i gjyqit. Kjo nuk është përrallë folklorike. Mendoj se opinioni i pjekur që luan rol në shoqërinë shqiptare gjykon se cili lider është i vërtetë.

A do ta ketë ndikim në elektorat kjo që ndodhi?
Unë besoj se kjo në radhë të parë do të ketë rol brenda PS. Burime shumë serioze dhe deputetë që kanë përvojë historike në opozitë thonë se Rama është një njeri i pakontrollueshëm për kryesinë e partisë. Ata thonë se Rama e ka privatizuar totalisht fuqinë e dhe mbajtje peng të partisë Socialiste që e përdor për qëllime të pozitës së tij. Kjo padyshim që do të reflektohet në vota e partisë Socialiste, e cila ka bastione të reja të majta që mund t’i votojë. Këto parti të majta janë përballuar me skema mafioze e shpifje nga më të ndryshimet për t’i goditur e neutralizuar. Mendoj se votuesi do të gjejë se këtë do të votojë.

Sot nuk ne nuk kemi në partinë Socialiste një tezë kundër drejtimit të Ramës?
Ajo ka rihyrë në skemën e vjetër të frikës së shfaqjes së “grupeve armiqësore”. Në këtë kuptim atje ka vdekur e ka mbaruar mundësia për të skizmë të fuqishme kundër vendimeve absurde të kryetarit. Por koha do ti japë zgjidhje pas zgjedhjeve të 2013, ku do të kemi ngjarje shumë serioze.

Në sytë e ndërkombëtarëve  që shohin zhvillimet në Shqipëri sidomos mosvotimi për imunitetit a do të ketë ndikim…?
Nga kontaktet e mia të drejtpërdrejta me funksionarë të lartë këtu në vend dhe jashtë  kam konstatuar që janë të habitur e të tronditur nga sjellja e Ramës. Dhe kanë filluar të ri-analizojnë të gjitha mendimet korruptive të atij për memuaristikën politike.

Çdo të thotë kjo zoti Balliu?
Kjo do të thotë që ata do të përdorin këto analiza për të dhënë konsiderata të vërteta mbi rolin e një forcë politike në procese të ndryshme demokratike dhe kjo nuk është pak.

Si mendoni zoti Balliu për çështjet e reja të PS për t’i futur si pjesë të referendumit në lidhje me imunitetin?
Kjo do të thotë që PS-ja nuk e do heqjen e imunitetit. Dhe është për të sabotuar çështjen e kufizimit të imunitetit. Rama ka ngritur shtesa e gjethe për të mbuluar kostot që mund të ketë vendi. S’ka raport të përgjegjshëm me raportet dhe fatet e vendit.

Rama ka deklaruar pas propozimet të kryeministrit Berisha se kjo mund të ketë një kosto. A është kjo zgjidhja më e mirë?
Padyshim. Sepse kur i drejtohesh popullit nuk ka asgjë më të mirë. Është Rama që e shtyn maxhorancën drejt kësaj. Rama ka frikë për referendumit. Mirë do të ishte që PSj-sa të bënte një referendum nëse a bën për kryetar Rama. Kjo do të ishte më e mirë. Por PS-ja është kthyer në repart ushtarak, çka do të lejë sërish në opozitë. Rama e ka futur PS-në në pikëpyetje të madhe me qytetarët dhe ndërkombëtarët.

A e ka dëmtuar vendit kjo sjellje e zotit Rama? 
Po, mendoj se e ka dëmtuar shumë vendit duke e ngadalësuar në progres. Ai është si një diabet në trupin e Shqipërisë. Ai nuk ka luajilitet në lojë sepse kërkon të luajë me hile. Por Shqipëria ka një maxhorancë e cila kërkon të ndërtojë në Shqipëri të re nga ana e mirëqenies ekonomike, legjislative dhe shoqërore, kjo është vlerësuar shumë nga ndërkombëtarët. Kemi periudhën e vetme të stabilizimit dhe përparimi në sytë e Europës dhe SBBA-ve. Problemi i statusit s’mund të lexohet me koncepte infantile të frikës, por me vlerësim të interesave strategjikë dhe të reformave që janë të suksesshme në Shqipëri.

Ju zoti Balliu për çështjen e imunitetit dhe çështje të tjera të rëndësishme keni biseduar  në të takimet që kemi pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dua të veçojë disa prej tyre që kanë pasur jehonë në media me senatorin John Kerry dhe kongresmenin Elliot Engel apo ne komitetin e Helsinkit. Si arritët të takoheshit me senatorin John Kerry, kryetar i komisionit të politikës së Jashtëm të SHBA-ve?
Me senatorin John Kerry kam pasur kontakt gati dy vite më parë dhe është lidhur një marrëdhënie me të për shkak të një botim shumë fisnik të një heroi amerikan, Max Cleland, të titulluar “Zemra e patriotit” që është moral i Amerikës. Ish-senatori Max Cleland është një oficer i SHBA-ve të gjymtuar në Vietnam që pas shumë përpjekjesh së suksesshme u bën senator e më pas sekretar shtetit për monument e luftës jashtë territorit të SHBA-së. Dhe në 70 vjetorin e lindjes së Max Cleland, senatori John Kerry organizoi një darkë, ku unë isha i ftuar personal i tij. Ndoshta isha i vetmi person i ftuar nga Ballkani. Pas takimit me senatorin John Kerry pata takime të rëndësishme në Komitetin e Helsinkit në SHBA me Mark Millosh dhe Bob Hand, të cilët kishin njerëz të informuar për realitetin shqiptar. Ata kishin vlerësime shumë të larta për reformat në Shqipëri. Ishin shumë të interesuar për zgjedhjet e ardhshme. Padyshim u interesuan edhe për ligjin e heqjes së imunitetit. Mund t’ju them se ata ishin të habitur pse PS-ja ishte kundër heqjes së imunitetit. Veçanërisht u tregua shumë sensitive për këtë çështje miku i madh i Shqiptarët, kongresmeni Elliot Engell, i cili në bisedë e sipër duke qenë një njeri flegmatik u çua papritur në këmbë duke thënë se unë jam pa imunitet siç të gjithë të tjerët. Çdo të thotë kjo? Në këto kushte për Senatin apo Kongresin Amerikan mbajtja me imunitet e parlamentareve apo zyrtarëve është një hieroglif i palexueshëm. Dhe ata vënë në zbatim tërë makinerinë zhbiriluese për të zbuluar se çfarë fshihet pas saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›