E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, ambasadorja e SHBA vjen në fundjavë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhejkobson arrin në fund të kësaj jave në Prishtinë. Nëpërmjet një video inicizimi të publikuar nga Ambasada amerikane në gjuhën shqipe ajo prezanton veten te qytetarët e Kosovës.

Xhejkobson si ambasadore kishte shërbyer në Turkmenistan dhe në Taxhikistan.

Një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundmi ka shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).

Xhejkobson ka shërbyer gjithashtu si zëvendëssekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.

Ajo ka mësuar gjuhët shqipe, serbe, franceze, ruse, spanjolle, koreane, dhe taxhike. Është e martuar me Dejvid Bau, pjesëtar i shërbimit diplomatik britanik. Xhejkobson zëvendëson ambasadorin e deritashëm, Kristofer Dell.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›