Balliu:Sulmet ndaj meje janë politike

Botuesi i gazetës "55", Fahri Balliu, në një konferencë për shtyp ka shpjeguar raportet e vajzës së tij me Mihal Delijorgjin. Ai ka shpjeguar se vajza e tij firmosi me kompaninë "Trans Digging Construcsion", por u tërhoq shpejt nga kompania pasi nuk kishte fitim. Balliu ka deklaruar se sulmet ndaj tij janë politike. "Sulmet politike po bëhen nga kryesocialisti Edi Rama dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama",u shpreh Balliu.
Kryeprokurorja, Ina Rama ka deklaruar se po hetohet për firmën e të arrestuarit të tragjedisë së Gerdecit, Mihal Delijorgji, e cila vazhdon të punojë. Firmë kjo ku akuzohet se Delijorgji është aksioner me vajzën e Fahri Balliut.