Presidenti Topi dekreton disa ligje të rëndësishme
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar disa ligje të rëndësishme. Presidenti ka dekretuar ligjin "Për ratifikimin e "Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin "Europa për qytetarët" si dhe ligjin "Për një shtesë në ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 "Për urbanistikën", të ndryshuar. Presidenti Topi ka firmosur gjithashtu edhe dekretimin e ligjit "Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 08.09.2008 "Për miratimin e nivele të tarifës doganore", të ndryshuar dhe "Për një ndryshim në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Presidenti i Republikës dekretoi edhe ligjet për "Marrëveshjen e themelimit të Korporatës Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat" dhe "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë".