E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani do të vijojë të vuajë motin e nxehtë

Tiranë- Meterologët thonë se një valë i nxehti që ka goditur të gjithë Gadishullin e Ballkanit prej ditësh do të vazhdojnë edhe këtë javë.

Të hënën temperaturat në Shqipëri arriten deri në 37 gradë celsicus, po ashtu në Serbi raportohet se arriten në 38 gradë celcius.

Në Malin e Zi temperaturat ditore janë parashikuar nga shërbimet metereologjike RHMZ se do të shënojnë deri në 40 gradë, në ditët e ardhshme.

Për shkak të kushteve atmosferike Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka lëshuar një paralajmërim se vala e të nxehtit rekord me temperatura mbi 40 gradë celsius ka shtuar rreziqet për zjarre.

Situata është e ngjashme në Bosnjë-Hercegovinë ku temperaturat priten gjithashtu të arrijnë mbi 40 gradë celcus në ditët në vijim.

Duke pasur parasysh motin ekstrem Konfederata e Sindikatave të Republikës serbe u kërkoi të gjithë punëdhënësve për një riskedulim të orarit të punës për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe jetën e tyre gjatë procesit të punës.

Sipas parashikimeve në Kroaci vala e të nxhetit në vend ka arritur dje kulmin ndërsa për pjesën tjetër të javës temperaturat priten të qetësohen pak.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›