E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lezhës lë në burg pa afat Emiljano Shullazin

Lezhë- Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në burg pa afat Emiljnao Shullazin dhe mikun e tij Elidon Harizaj, tre ditë pasi u arrestuan për armëmbajtje pa leje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Emiljano Shullazi ra me datën 29 Qershor sërish në prangat e policisë pasi ju gjetën armë pa leje nga policia e Shkodrës.

Shullazi dhe një tjetër person me precedentë penal Elidon Harizaj janë arrestuar në rrugën Shkodër-Lezhë nga policia e qytetit verior në bashkëpunim me forcat speciale RENEA.

Ndërkohë mësohet se pas kontrollit në banesën e Shullazit në rrugën Kongresi i Lushnjes në Tiranë janë sekuestruar 2 radio policie, 6 telefona celularë, makina e blinduar dhe dy pistoleta.

Emiljano Shullazi është një personazh i njohur në botën e krimit në kryeqytet, ai më 11 Maj u shpall i pafajëshëm nga gjykata për akuzën e armëbajtjes pa leje pasi në Nëntor 2011 u arrestua pranë vendit ku u vra Arjan Selimi.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›