Ballkani kërkon fonde për refugjatët e mbetur

Një pjesë e vende ballkanike kanë kërkuar rreth 500 milionë euro për lehtësimin e gjendjes së vështirë të refugjatëve, që ende mbeten në këto vende, nga luftat në Ballkan, që në vitet e 90-të.
Zyrtarë nga Serbia, Bosnjë Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, janë takuar sot në Beograd, nga ku thanë se po planifikojnë një konferencë të donatorëve, për vitin e ardhshëm, me qëllim mbledhjen e fondeve për dhjetëra mijëra refugjatë.
Zyrtarët ranë dakord sot për një plan pesëvjeçar për mbylljen e të gjitha qendrave të refugjatëve dhe të sigurojnë strehim për rreth 74 mijë njerëz.
Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë premtuar ndihmë për këtë projekt.
Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Dejvid Robinson, tha se “është koha që realiteti i të zhvendosurve në Ballkanin perëndimor të sillet në përfundim”.
Qindra mijëra njerëz ishin zhvendosur në konfliktet e armatosura, pas shkatërrimit të Jugosllavisë.