Ballkani në fushën e shahut gjeopolitik ndërkombëtar
Pas rënies së Perdes së Hekurt, në vitin 1989, u prezantua një mundësi unike për t’i dhënë jetë një mrekullie ekonomike në Evropë, ku vendet perëndimore mund të impenjoheshin në një vepër madhështore për rindërtimin e vendeve të ish bllokut komunist. Në atë kohë, ekonomisti dhe kandidati për në presidencën amerikane, Lyndon LaRouche, propozoi një program lidhur me infrastruktura, nën titullin “Trekëndëshi frytdhënës Paris – Vjenë – Berlin”. Sipas tij, në hapësirën e përfshirë midis këtyre kryeqyteteve evropiane përqendrohet densiteti më i lartë i krahut të punës të specializuar, infrastrukturat me teknologji të lartë dhe kapacitetet teknologjike të botës. Nga kjo “ofiçinë e madhe”, në qendër të Evropës, do të viheshin në lëvizje dhe do gjallëroheshin gjithë ekonomit që ndodhen pranë njëra tjetrës si dhe atyre të lidhura përmes “korridoreve të zhvillimit”, që shtyhen thellë në Euroazi.
Azia Qendrore, e përbërë në pjesën më të madhe nga republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, është hapësira që duke filluar nga 1989 i është hapur interesave amerikane dhe evropiane. Nga viti 1993, Bashkimi Evropian ka hedhur bazat e TRACECA-s (the Transport Corridor Europe-Caucasus-Asia) që ka hyrë në fazë aktive midis 1994 dhe 1995. Objektivi i deklaruar është: anashkalimi i Rusisë në transporte, naftësjellës dhe investime të përgjithshme midis Evropës dhe Azisë Qendrore. Në vitin 1994, me kontratën e shekullit të firmosur midis Azerbajxhanit dhe një bashkim shoqërish vajgurore të drejtuara nga “British Petroleum” (AIOC), fillon gara për arin e zi, gazin natyror dhe tregjet e Azisë Qendrore. Disa vende të ndryshme aziatike, dhe mbi të gjitha Kina, janë duke promovuar një program ambicioz industrializimi të bazuar mbi zhvillimin infrastrukturor, i quajtur “Ura e Zhvillimit Euroaziatik”. Qëllimi i këtij projekti është lidhja e bregdetit lindor kinez me bregdetin veri-perëndimor të Evropës, gjatë përshkimeve antike të rrugës së mëndafshit, me infrastrukturat e mëdha të transporteve, të cilat nxitin zhvillimin industrial, urban, bujqësor etj. Programi “LaRouche” ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe me “Sistemin e Tre Deteve”, që në substancë ka të bëjë me projektet e ndërlidhura energjetike midis Detit Kaspik, Detit të Zi dhe Mesdheut lindor, duke shndërruar Ballkanin në një modul të sistemit pan-evropian në ndërtim e sipër. Fakti që Ballkani ka një rëndësi strategjike në fushën e shahut gjeopolitik ndërkombëtar, shpjegohet me atë që ai përbën sot një urë potenciale kalimi midis rajonit të Kaspikut, atij të Kaukazit dhe botës perëndimore. Një hap i parë, në këtë drejtim, është bërë nëpërmjet projektimit dhe krijimit të network-ëve të korridoreve naftësjellës, ku ndër to një rëndësi të veçantë, për sa i përket interesave gjeostrategjike të vendit tonë, zë edhe Korridori 8. Ky i fundit është një projekt që do të lidhë, nëpërmjet një rrjeti trans-evropian, bregdetin Adriatik italian me atë turk, duke përshkuar Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Për të shpjeguar më mirë këtë sistem mund t’i referohemi edhe rrugës së vjetër romake, e ashtuquajtura “Via Aegnatia” (Rruga Enjacia). Kjo e fundit, në kohën e romakëve, shërbente për të lidhur Romën me Brindisin dhe këtë të fundit me Durrësin, për të vazhduar më pas, nëpërmjet Trakës, deri në Kostandinopojë, duke lidhur kështu Romën me Bizantin. Ndërtimi i rrugës Aegnatia, i mundësoi Durrësit të bëhej një nga qendrat portuale dhe tregtare më të rëndësishme në të gjithë Ilirinë. Edhe sot e kësaj dite, pas 2000 vjetësh, bregdeti shqiptar mbetet vend jetësor dhe për më tepër strategjik për Ballkanin dhe Evropën, dhe në veçanti për Italinë. Nëse atëherë, për romakët dhe ilirët ura lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit ishte e karakterizuar nga Via Aegnatia, sot për shqiptarët dhe italianët është Korridori 8. Ky korridor përbën sot një interes shumë të lartë për gjeopolitikën italo-shqiptare. Vendimi i Bashkimit Evropian për të anëtarësuar vendet e Evropës Juglindore duhet lexuar mbi bazën e konsideratave strategjike, politike dhe ekonomike. Për këtë arsye, fenomeni i zgjerimit të BE-së ndaj vendeve të Evropës Juglindore duhet konsideruar në radhë të parë si një proces i integrimit tregtar dhe i një strategjie ekonomike tërësore nga ana e BE-së. Pra, rëndësia e hapësirës ballkanike qëndron jo vetëm tek pozicioni i saj gjeografik, tek resurset ekonomike dhe kapitali human, por edhe sepse ajo përbën të ashtuquajturën “Porta e Lindjes”. Kjo hapësirë kryen funksionin e një ure për kalimin e mallrave, lëndët e para, investime midis polit evropian perëndimor dhe polit të Evropës Lindore, d.m.th. Euroazia. Është kjo hapësirë e një rëndësie të veçantë strategjike ku përqendrohen resurse të mëdha vajgurore dhe gazi. Interesi për korridorin naftësjellës Burgas-Vlorë, qëndron në faktin se, edhe sipas opinionit të disa ekspertëve të fushës, ka më shumë avantazhe se sa projekti Burgas-Aleksandroupolis. Avantazhi kryesor është se gjatë këtij rrjeti mund të kalojnë sasi më të mëdha nafte. Aktualisht në Shqipëri anijet mund të kenë një kapacitet ngarkese prej 300.000 ton naftë, ndërsa rrjeti i Aleksandroupolis paraqet një kapacitet prej 100.000 ton naftë. Ky korridor ofron avantazhe edhe për faktin se Kazakistani ka demonstruar interes dhe seriozitet në pjesëmarrjen e këtij projekti. Aktualisht prodhimi i naftës në këtë vend përbën një sasi prej 25 milion ton në vit, por që objektivi është ai i arritjes së sasisë së 100 milionësh në vit. Kjo do të thotë që, nëse Kazakistani do të marrë pjesë në ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Vlorë mund të sigurohen aq sasi nafte saqë të mundësohet realizimi i projektit. Sipas llogarive paraprake, naftësjellësi Burgas-Vlorë do të ketë një vlerë prej 1.130 miliard USD, ku mund të kalojë një sasi prej 35 milionë ton naftë në vit. Korridori 8 si gjatësi, është më i shkurtri sesa dhjetë korridoret e tjera pan-evropiane (vetëm 960 km) dhe përshkon tre shtete ballkanike (Shqipëri, Maqedoni, Bullgari) dhe intensifikon zhvillimin ekonomik dhe social në të gjithë pellgun ballkanik, duke përfshirë Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Greqinë, Italinë e Jugut si dhe Turqinë, nëpërmjet shtrirjeve dhe degëzimeve. Gjithashtu, ai përbën një rëndësi të veçantë strategjike si për Evropën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfshinë një sistem infrastrukturor të gjithanshëm si: detar, rrugor, hekurudhor, telekomunikacion dhe energjetik.
Perspektivat e mëdha ekonomike që ofron Korridori 8, si dhe panoramat e reja politike,. Nga pikëpamja politike, realizimi, mundësimi i këtij korridori, do t’i lejojë vendit tonë të rifitojë një peshë të re gjeopolitike, pra të realizohet ëndrra e vjetër shqiptare si urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Mbi të gjitha, ky korridor përfaqëson një "chance" të vërtetë për zhvillimin ekonomik dhe për demokracinë, me pak fjalë është një lajmëtar për paqen e Ballkanit.
Artur Bushati, Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Idetë e paraqitura në këtë tekst pasqyrojnë ekskluzivisht
pikëpamjet e autorit.