Elbasan; Dhëndri i kryetarit të bashkisë qëllon me pistoletë 25-vjeçarin
Pronari i një agjencie sigurimesh në qytetin e Elbasanit ka mbetur i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri, nga një person i cili e kreu krimin me një bashkëpunëtor.
Endri Biçoku, 25 vjeç, është qëlluar me pistoletë nga 25-vjeçari Sokol Sanxhaktari, i cili është dhëndri i kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, i ndihmuar nga një moshatari i tij, Endrit Mehja, të dy nga i njëjti qytet. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në bulevardin “11 Nëntori”, pranë televizionit “Dardan”, përballë Muzeut Etnografik, fare pranë biznesit që ka Biçoku, një agjenci sigurimesh, kur sipas të dhënave të policisë, dy të dyshuarit hapën zjarr me një pistoletë në drejtim të 25-vjeçarit Biçoku, duke e plagosur rëndë atë.
Në këto kushte, Biçoku është dërguar me shpejtësi nga kalimtarë dhe forcat policore, për në urgjencën spitalore të Elbasanit. Mjekët atje thanë se gjendja e të riut të plagosur mbetet serioze. Që të dy personat e identifikuar si autorë të krimit janë shpallur në kërkim, sepse menjëherë pasi lanë të plagosur Endri Biçokun, ata u zhdukën në drejtim të paditur, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes policore.