Kthehen studentët e bllokuar, shoqërohen 45 prej tyre
11/05/2009 Dyshimet e para janë se të ndaluarit nuk janë studentë, nuk do ktheheshin më në Shqipëri
DURRES- Janë riatdhesuar studentët e bllokuar nga karabinieria italiane në tragetin “Venezia” pas qëndrimit prej pesë ditësh në portin italian të Triestes. Pas një udhëtimi të gjatë që ka nisur rreth orës 13:00 të së shtunës, trageti me 157 studentë është rikthyer në pikën e nisjes, në portin e Durrësit. “Venezia” ka hyrë në terminalin e trageteve në portin e Durrësit rreth orës 11.20, ndërsa policia i ka mbajtur brenda në traget për më shumë se 1 orë deri sa ka veçuar një pjesë të tyre. Drejtori i Policisë Kufitare dhe të Migracionit në këtë port, Naim Manuka, nuk ka lejuar që në terminalin e udhëtarëve të futet media dhe as familjarë të studentëve. Burime nga kjo polici kanë thënë se janë 45 studentë e studente, të cilët janë veçuar nga grupi tjetër për t’iu nënshtruar detyrimit për të ofruar informacion lidhur me itinerarin e udhëtimit dhe detaje të tjera që do të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës. Ndonëse nuk janë dhënë detaje zyrtare mësohet se në mesin e të shoqëruarve në polici ka edhe djem e vajza, të cilët nuk janë studentë, që mendohet se kërkonin të largoheshin. Pikërisht ky kontingjent është bërë shkak për të nxitur edhe anulimin e vizave të dhëna nga ambasada hungareze në Tiranë, të cilët kanë marrë këtë vendim, pasi studentët kishin nisur udhëtimin. Udhëtimin turistik të studentëve e ka marrë përsipër agjencia turistike “Maresi”, të cilët kanë pajtuar edhe kompaninë e lundrimit në Durrës për udhëtimin me traget drejt portit verior italian të Triestes.
Studentët
Studenti Krisian Shkoza ka pohuar se për të gjithë këtë situatë të shkaktuar duhet të hetohet agjencia turistike. Ai ka thënë se ka aplikuar në ambasadë ku edhe është intervistuar, pasi ka plotësuar të gjithë dokumentacionin. “Kemi qenë në mes të detit kur kemi mësuar se vizat tona janë anuluar, ndërsa ne nuk kemi zbritur nga trageti në Trieste, pasi një gjë të tillë nuk e ka lejuar karabinieria italiane”,- u shpreh studenti. Më tej Shkoza ka theksuar se për itinerarin e lëvizjes në një javë udhëtim turistik duhej pyetur agjencia “Maresti” duke bërë të qartë se u është thënë që do të vizitonin Bolonjën, disa vende të Francës, do të shkonin në Monte Carlo të Spanjës si dhe në Slloveni. Çdo student ka paguar paketën turistike për 570 euro si dhe ka marrë edhe shuma të tjera në dollarë e euro, ndërsa fjetja u është thënë se është prenotuar. “Në kohën që jemi bllokuar në Trieste na është thënë se agjencia turistike nuk ka prenotuar hotel dhe për këtë arsye ne jemi bllokuar në traget për 5 ditë deri tani që u rikthyem në Durrës”,-tha studenti Kristin Shkoza. Për sa i përket trajtimit nga autoritetet italiane dhe personeli i tragetit studenti ka thënë se nuk kanë pasur asnjë lloj shqetësimi. “Jemi trajtuar shumë mirë dhe në traget veç ushqimeve falas kemi shpenzuar shumë para për qefin tonë”,-është shprehur Shkoza. Pas krijimit të kësaj situate sipas studentit ka ndërhyrë konsulli shqiptar në Milano, Spartak Topallaj, i cili është interesuar për kujdesin e trajtimit të të rinjve si dhe procedurat.