E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet, në katër muaj 682 padi, 364 përfundojnë në ndarje

11/05/2009  TIRANË Divorci vazhdon të mbetet “ gangrenë” e shoqërisë dhe një problem i vazhdueshëm për gjykatat tona. Me dhjetra raste rregjistrohen në ditë në Gjykatën e Tiranë sqë ëhstë edhe më e madhja në vend. Mospërputhje karakteri, tradhtia bashkëshortore, gjendja ekonomike tepër e rënduar, emigrimi, papunësia. Këto janë disa nga arsyet, të cilat shënohen në vendimet e gjykatës, pasi merr fund lidhja martesore ndërmjet një çifti. Nga statistikat e nxjerra në gjykatë mësohet se brenda këtij viti ka patur rritje në regjistrimin e kërkesë-padive të reja për zgjidhje martese. Janë shënuar 682 padi për zgjidhje martese. Kjo shifeër i korrespondon vetëm katr mujorit të parë të këtij viti. Një pjesë e mirë e padive janë mbartur nga vitit 2008. Por ndërkohë që 320 padi janë të reja. Pra janë rregjistruar për këtë vit. Numri më i madh i padive për zgjidhje martese vjen nga zonat rurale. Por statistikat tregojnë se rritja e popullsisë së Tiranës nëpërmjet prurjeve nga qytete të tjera dhe fshtara të shqipërisë e ndryshon këtë shifër. Pavarësisht se nga cili vend vijnë ëiftet kur paraqiten në Gjykatën e Tiranës identifikohen nga Tirana, pasi japin adresën ku banojnë. Gjykata ka arritur të përfundoi me zgjidhje martese për këtë periudhë 364 padi. Bëhet e ditur se për këtë periudhë katër mujoire gjykata nuk ka arritur të pajtoi asnjë çift. Shkak për këtë sipas burimeve është konsumimi i martesës deri në atë pikë sa ajo nuk ka më vlerë për çiftin që kërkon zgjidhjene martesës. Por është edh enjë tjetër faktor. Shumë çifte shkurorëzohen edhe pasi më parë kanë krijuar një ambient të rëndë psikologjik në familje. Ka raste që gjykata jeop vendimin për divorç pasi gruaja më parë kërkon lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Pra në këtë rast kemi të bëjmë me dhunën fizike dhe psikologjike në familje. Mosha që dominon në këto lloj padie në gjykatë është 30-45 vjeç. Por nuk përjashtohen edhe mosha të rritura.

Ndërkohë një numër jo i vogël i përkasin moshës së re 20-25 vjeç. Në gjykatën e Tiranës janë zhvilluar pjesa më e madhe e kërkesë padive për zgjidhje martese. Pas zgjidhjes së një martese problemi janë fëmijët dhe ndarja e pronësisë. Shpesh në këto raste krijohen konflikte, të cilat përfundojnë në tragjedi. Me dhënien e vendimit për ndarje, gjykata është e detyruar të përcaktoi edhe kujdestarinë e fëmijës. Por pas kësaj bëhet edhe kalimi i pensionit ushqimor në favor të fëmijës. Njëri nga prindërit, zakonisht është i "dënuar", babai, duhet të paguaj gjysmën e rrogës mujore për të mbajtur fëmijën deri në moshën 18-vjeçare.Gjykata përcakton edhe kushtet. Fëmija që është nën dhjetë vjeç i lihet në kujdestari të detyruar nënës, ashtu si e përcakton edhe ligji. Por ka edhe përjashtime. Kur nëna nuk është në gjendje ekonomike dhe shëndetësore të kujdeset për fëmijën dhe ky fakt përcaktohet nga psikologu, atëherë kujdestaria i kalon babait.

Shkaqet që çojnë çiftet drejt divorcit

TIRANË - Shkaqet që çojnë drejt ndarjes çiftet janë nga më të ndryshmet. Por arsyeja që shënohet rëndom në vendimet e gjykatës është, mospërputhje karakteri, tradhtia, gjendja ekonomike dhe dhuna fizike e psikologjike e vazhdueshme. Kur njëri nga bashkëshortët shkon në emigrim, pala tjetër është e detyruar të presë me vite. Gjyqtarët janë ata që shpesh ndihen të trishtuar pas dhënies së një vendimi. Në gjykatën e Tiranës është një numër i caktuar gjyqtarësh, të cilët merren me çështjet familjare, kryesisht divorcet. Ajo që lë mbresë tek gjyqtarët janë fëmijët, pika më e dobët e secilit çift. Janë këta që vuajnë më shumë pas ndarjes së prindërve. Pas divorcit vjen ed1he pjesa më e vështirë. Edhe pse gjykata përcakton dhënien e një pensioni ushqimor për fëmijët prindërit nuk e zbatojnë vendimin. Babai është ai që detyrohet nga gjykata në të shumtën e rasteve, (të paktën sipas përvojës disavjeçare të gjykatave) të paguaj një rrogë mujore për fëmijën, pasi është ndarë nga bashkëshortja. Por shpesh pensioni ushqimor nuk zbatohet edhe pse në lojë futet zyra e përmbarimit.

Në katër muaj rregjistrohen 682 padi për zgjidhje martese

320 janë të reja

226 ng akëto janë pranuar

138 padi për zgjidhje martese janë pushuar

364 janë përfunduar

318 janë pa përfunduar

Asnjë padi nuk ka gjetur zgjidhje në seancën e pajtimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›