E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani pa mure

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 13:00

Greqia dhe Bullgaria kohëve të fundit kanë njoftuar për planet e tyre për ndërtimin e murit në tokat e tyre në kufi me Turqinë, duke thënë se është e nevojshme për të luftuar kontrabandën.

Këto plane janë marrë kritikuar nga Turqia dhe janë dhe perceptohen si plane të fshehura të Bashkimit Evropian për të ndërtuar një mur për të përvijuar kufijtë e saj.

Në lidhje me këtë, Komisionari i Këshillit Evropian për të drejta të njeriut, Thomas Hammarberg, tha: “Duhet të parashikohen pasojat konkrete të këtyre vendimeve. Këshilli i Evropës ka një mendim të përgjithshëm që këto lloj masa drastike duhet të mënjanohen”.

Në përgjithësi këto lloj pengesa janë jo-efektive, pasi që njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të gjejnë mënyra për të kaluar kufijtë, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›