E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Zelandën e Re

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 13:30

Të paktën 65 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti me fuqi 6.3 shkallë Rihter, që goditi qytetin me 350 mijë banorë, Christchurch në Zelandën e Re.

Bilancin e viktimave e shpalli kryeministri, John Key, i cili tha se druhet se mund të ketë më shumë të vdekur.

“Ne mund të jemi dëshmitarë të një dite të zezë në Zelandën e Re”, theksoi ai.

Tërmeti goditi Zelandën e Re në orën 23:51 (12:51 sipas kohës lokale) 10 kilometra në jug-lindje të qytetit Christchurch, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Dridhja e tokës në mesditë në qytetin e dytë për nga madhësia, shembi disa ndërtesa, ndërsa shumë rrugë dhe trotuare u dëmtuan nga plasaritjet e tokës.

Kryetari i Christchurch theksoi se rreth 200 persona besohet në jenë ende nën rrënoja.

Dëmi besohet të jetë tepër më i madh, se ai i shkaktuar nga tërmeti 7.1 ballësh i 4 shtatorit, i cili la dy të lënduar, por asnjë të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›