Gruevski dhe Ahmeti pajtohen për zgjedhje të parakohshme

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 13:12
Partitë në pushtet në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI, janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pas një takimi të zhvilluar midis liderëve të këtyre partive.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, janë takuar në qeveri dhe jo-zyrtarisht bëhet e ditur se ata janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës.
Një burim qeveritar ka theksuar se Ahmeti dhe Gruevski janë marrë vesh për mënyrën e shpërndarjes së Parlamentit dhe janë pajtuar për të kryer procedurat rreth zgjedhjeve, gjegjësisht miratimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor dhe shqyrtimin e kërkesave të opozitës.