Ballkanit i nevojitet një network mjedisor

“Ballkani në vitet e ’90 u përfshi në procese desintegrimi, ndërsa sot sfidat e përbashkëta, me të cilat përballet duke filluar nga proceset integruese në strukturat atlantike dhe evropian, e deri në përballimin e ndryshimeve klimaterike, bëjnë të domosdoshëm ndërtimin e një networku më të gjerë nga vendet e rajonit për të zhvilluar politika të qëndrueshme”, tha ai në Budva të Malit të Zi.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri shqiptar i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili ka zhvilluar disa takime me ministrat homologë dhe politikanë të rajonit. Në fjalën e tij, ish-presidenti Klinton theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikave në rajonin e Ballkanit me synimin e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Presidenti Klinton theksoi gjithashtu se, në të kaluarën ka pasur tragjedi dhe probleme, që i ndanë popujt e Ballkanit, por e ardhmja ka shumë të përbashkëta. Në këtë kontekst, u fol edhe për nevojën e një partneriteti publik privat, si rrugë e domosdoshme për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në vendet e rajonit. /Start/
2011-05-23 16:16