Vlora sërish pa tragete

Tragetet e kësaj linje nuk do të udhëtojnë për një periudhë dhjetëditore. Kompanitë që administrojnë këto mjete, i ka dërguar tragetet për kontrolle teknike.
“Janë veprime që parashikohen në kontratën me Drejtorinë e Portit dhe që kanë të bëjnë me standardet e sigurisë së mjeteve që operojnë në këtë linjë. Realizimi në të njëjtën kohë i procesit të kontrollit dhe certifikimit të sigurisë, është një koiçidencë e pashmangshme”, tha drejtori i Portit të Vlorës, Kasëm Mahmutaj.
Sipas tij,"për të parandaluar situata të tilla, janë amenduar kontratat e mëparshme ku janë forcuar sanksionet financiare, duke i shumëfishuar vlerat përkatëse për çdo ditë mungese të trageteve në linjë", duke shtuar se po vlerësohet mundësia e futjes në këtë linjë të një trageti tjetër.
Në muajin shkurt dhe prill, linja detare Vlorë-Brindisi nuk funksionoi për shkak të largimit pa paralajmërim të trageteve “Red Star” dhe “Joanis Spiris”, të cilët u zhvendosën përkohësisht në destinacione të tjera. /S.Lleshi/Start/
2011-05-23 16:47