E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, nesër hapet Ura e re e Bunës

Në ceremoninë zyrtare që do të organizohet nesër pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë kryer testet profesionale për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve lundruese, duke vënë në funksionim dhe pjesën e lëvizshme metalike.

Me përurimin e kësaj ure, që konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë për rajonin verior,  komunikimi me Malin e Zi e përmes tij, me perëndimin bëhet shumë më komod. Në këtë mënyrë do të marrë fund pritja në radhë dhe bllokimi i trafikut në qytetin verior për shkak të fluksit të madh të makinave që shkojnë në Malin e Zi sidomos gjatë sezonit të verës.

Deri tani, komunikimi me Pikën Doganore të Muriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është bërë përmes Urës së vjetër të Bunës, e cila duke funksionuar vetem me një kalim, ishte kthyer në makth për të gjithë udhëtarët.

Ndërtimi i Urës së re të Bunës është mundësuar falë investimit të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Banken Islamike dhe ka kapur shumen e rreth 7,2 milionë dollarëve. Ura e re e Bunës është 275 metrae gjatë (70 metra është pjesë metalike e lëvizshme për të kaluar mjetet lundruese)./Start/

                                                                                             2011-05-23 19:36
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›