E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen tre afganë në kamion, ndalohet shoferi turk

Në pranga ra shtetasi Gergin Terziev 46 vjeç, lindur ne Otoshnica-Bullgari dhe banues ne Turqi, me profesion shofer dhe i pa dënuar më parë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur ish-postblloku në afërsi të fshatit Hudenisht-Pogradec, pasi në kamionin e tij,  janë gjetur tre shtetas me kombësi afgane. Kamioni udhëtonte në drejtim të pikës kufitare Hani i Hotit në Shkodër, ndërsa tre afganët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të shkonin në drejtim të Italisë.

Klandestinët janë Halim Samiola 19 vjeç, Khan Nazeer 18-vjeç dhe F.S amiula 14 vjeç, të cilët janë dorëzuar në autoritetet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë për veprime të mëtejshme. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 08:49
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›