Sllovenia duhet te jete modeli rajonal per Kosoven
Qe ne fund te viteve '80, perfundimi i Luftes se Ftohte solli shperberjen e ish-Jugosllavise, ne shtete te reja te Bosnje-Hercegovines, Kroacise, Malit te Zi, Maqedonise, Serbise dhe Sllovenise. Nepermjet nje serie lufterash, ky proces vuajtjesh u ka kushtuar jeten afro 250000 personave, miliona te zhdukur dhe te pastrehe. Ne sfondin e urrejtjeve te vjetra etnike dhe fetare, shteti me i ri i botes, Kosova, shpalli kete jave pavaresine nga Serbia.
Koha do te tregoje nese kombi i ri do te ndjeke shembullin e Sllovenise, popullsia prej dy milionesh e te ciles ka ndertuar nje demokraci dhe nje ekonomi te qendrueshme dhe ne rritje qe nga viti 1991. Kosova, qe ka gjithashtu dy milione banore, do te shikoje padyshim si nje model te forte per t'u ndjekur Sllovenine, qe aktualisht ka presidencen e radhes se BE-se dhe ka te ardhura per fryme sa 91 per qind e mesatares se BE-se. Megjithate optimizmi i popullit kosovar, i ngazellyer nga ndjenja e lirise, kerkon pak maturi. SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania dhe Italia e kane mirepritur ngrohtesisht kombin e ri dhe angazhimin e tij per demokraci dhe per te mbrojtur te drejtat e minoritetit serb qe perben 10 per qind te popullsise.
Spanja, e ndergjegjshme per aspiratat separatiste te popullit bask, e ka kundershtuar levizjen, sic kane bere edhe Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, te gjitha me probleme te brendshme per ndarjen e pakicave. Megjithate, rreziku me i madh per paqen eshte Serbia, qe po lufton shpalljen e pavaresise ne OKB, e perkrahur nga aleatja e saj fuqishme, Rusia. Te pakten 10000 persona kane vdekur ne luften e Kosoves per pavaresi dhe mbetet ende per t'u pare, nese Serbia do te pershkallezoje tensionin me force. Ndonese bota i perkrahu boshnjaket, kjo nuk beri asgje per te parandaluar luften e vitit pasardhes, qe u mori jeten 110000 personave dhe la 1,8 milione te tjere te shperngulur. Bota mund vetem te prese me shpresen, se Kosova dhe Serbia do ta shmangin nje pasoje te ngjashme.
Marre nga: “The Australian”