Ballsh, 100 persona në spital. Dyshohet helmim nga uji i pijshëm
Situate alarmante gjate mbremjes se djeshme ne qytetin e Ballshit ku mbi 100 persona u shtruan ne spital, nderkohe qe mengjesin e sotem konfirmohet se aktualisht ndodhen vetem 21 prej tyre. Personat qe dyshohet te jene helmuar nga uji i pijshem, ndodhen fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka alarmuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë e Institutin e Shëndetit Publik. Per te zbardhur ngjarjen mbrëmjen e se henes jane nisur drejt Ballshit, dy grupe hetimore.
Nderkohe, Ministria e Shendetesise ka dhene urdher per nderprerjen e furnizimit te qytetit me uje te pijshem. Si pasoje e numrit te larte, personat qe dyshohen se jane helmuar jane kuruar jo vetem ne qytetin e Ballshit, por edhe ne ate te Fierit. Drejtori i policise se Qarkut te Fierit, Mergim Hoxha, konfirmoi per “Alsat” faktin se te gjithe te kuruarit jane jashte rrezikut per jeten.
ALSAT