E Diel, 1 Nëntor 2026

Romani i ri i Lindita Arapit, Vajzat me çelës në qafë

Nje popull qe harron te shkuaren do te kete nje te ardhme konfliktuale....E ketij mendimi eshte poetesha Lindita Arapi e cila rikthehet tek lexuesi shqiptar me nje sfide te re por kesaj here ne proze. Romani i saj “Vajzat me celes ne qafe” i kushtohet pikerisht femijeve te viteve ’80, nje brez i cili drejton sot jeten sociale dhe politike te Shqiperise.

E qe ketu nis reflektimi i saj per nje roman te pare pasi ka provuar te jete e lexuar si poeteshe me disa vellime te botuara, perkthyese e letersise gjermane si dhe gazetare e redaksise shqipe ne radio DW ne Gjermani.

Ne nje takim me autoren ku nuk mungonin, poete dhe shkrimtare te pas viteve ’90 ne shqiperi u diskutua jo thjesht mbi romanin por edhe mbi faktin se pse nje autor shqiptar edhe pse jeton prej vitesh jashte vendit zgjedh te shkruaje ne shqip megjithese kjo nenkupton nje numer te kufizuar lexuesish.

Sa per titullin e romanit te saj te pare “Vajzat me celes ne qafe” eshte nje dedikim per vajzat e viteve ’80 qe jo vetem kishin pergjegjesi, por duhet edhe te mbanin mbi super e tyre te brishta peshen e bindjes.

Mira Tuci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›