E Diel, 1 Nëntor 2026

Varri masiv në Serbi, Manaj: Zbulimi pas presionit të BE

Zbulimi i varrezës masive në Rashkë është rezultat i presionit të Bashkimit Evropian dhe EULEX-it ndaj Serbisë. Kështu u shpreh për Alsat Zv/Kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë presionin ndaj Beogradit për gjetjen e varrezave të tjera masive, pasi në Kosovë ende konsiderohen të zhdukur 1862 persona.

“Kjo varrezë sipas informatave që kemi ne është në afërsi të Rashkës. Institucionet e Kosovë, komisioni ynë qeveritar për personat e pagjetur gjatë gjithë këtyre viteve kanë insistuar që të vije deri te informatat për fatin e këtyre njerëzve. Besoj se zbulimi i kësaj vareze masive është rezultat edhe i presonit të EULEX-it por edhe BE-së mbi Serbinë për shkak të relacioneve që Serbia synon t’i ndërtoj me BE-në” tha Manak.

Zv/Kryeministri Manaj tha se Qeveria e Kosovës do të këmbëngulë që në proçesin e gërmimit të kësaj varreze të marrin pjesë edhe ekspertët kosovarë.

“Ne do të insistojmë edhe më tutje që edhe ky rast të ndriçohet, pra të filloj gërmimi i kësaj varreze, që të kenë ekspertët tanë qasje, të marrin pjesë edhe në procesin e identifikimit, por natyrisht ne do të insistojmë më tutje që të hulumtohen varrezat tjera të mundshme” tha Manaj.

Ndërkohë pas zbulimit të kësaj varreze, ku mendohet se janë varrosur 250 kufoma shqiptarësh të vrarë gjatë luftës së vitit 1999, EULEX-i përmes një komunikate për shtyp thekson se ka kohë që është duke punuar në këtë rast.

“Ne i kemi ofruar informacionet dhe të dhënat operative lidhur me një lokacion të mundshëm të një varreze masive në rajonin e Rashkës. Por, ne jemi duke e pritur ende konfirmimin nëse është gjetur ky lokacioni,”thekson komunikata e EULEX-it e cila nuk jep më shumë informacione derisa të konfirmohet vendodhja e varrezës massive dhe për t’i mbrojtur hetimet.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›