E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, 13-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ballsh, teksa një 13-vjeçar është qëlluar me thikë, duke gjetur vdekjen. Policia tha se viktima është Xhevair Lamaj.

Sipas burimeve të policisë, ky i fundit është përfshirë në një zënkë me një bashkëmoshatarin, i cili ka pasur një thikë me vete. Gjatë zënkës, ai e ka goditur Lamajn me thikë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas krimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›