Ambasadori holandez: Trishtim për hapat e ngadalta të Shqipërisë për në BE
Në përfundimin e mandatit të tij si ambasador i Holandës në Tiranë, Van den Dool ka përsëritur apelin e tij ndaj palëve politike shqiptare të bashkëpunojnë më shumë për integrimin e vendit në bashkimin evropian. Deklarata e tij erdhi gjatë një vizite pune në Burrel, ndërsa tha se ndihet i trishtuar për hapat e ngadaltë që po bën Shqipëria drejt BE-së, raporton Ora News.
Është pjesë e jetës së një diplomati të kërkojë sfida të reja, të lëvizë dhe kjo e bën të lutur dhe të ecë përpara, ndërsa disa të tjerë i trishton. Unë jam i trishtuar sepse kam filluar të ndihem gati shqiptar. Ky vend të hyn në zemër. Si i huaj që jam njerëzit janë kaq të mirë dhe vendi është kaq i bukur. Unë kam qenë kritik për mungesën e progresit, kryesisht për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Megjithatë, do të përsërisë komentet që kam bërë vitet e fundit. Mendoj që ka nevojë për më shumë përpjekje dhe që partitë politike duhet të zgjidhin problemet e tyre. Duhet të punojnë së bashku për atë që është objektivi kombëtar, integrimi europian, tha ai.
