E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Idrizi: Nëse nuk kalon rezoluta çame, jap dorëheqje si kryetar partie. Kam shumë rezerva për qeverisjen

Share

Flet Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Bisedoi: Ilva Tare

Tonight

Java çame ishte një javë e organizuar mirë, jeni euforik për këtë?

Jo, s`mund të jesh euforik në raste të tilla, është bërë tradicionale java e Çamërisë, ka një datë memorie që është data 27 qershor e miratuar dhe në Parlament. Jemi në garë me veten për të sjellë çdo herë një prezencë akoma më të madhe, jo vetëm në njerëz por edhe të kulturës çame.

Mos vallë ky ndryshim lidhet me zgjedhjet e 2013-ës?

Nuk ka të bëjë me këtë, jemi në një vit jubilar. Çamëria është pjesë vitale e kombit shqiptar dhe si e tillë nuk mund të mos ishte prezent, duke dalë kështu nga sallat e mbyllura dhe duke kaluar në sheshet e Tiranës. Çamëria dhe Kosova padrejtësisht janë jashtë Shqipërisë. Falë përpjekjeve të gjithë popullit shqiptarë u arrit të stopohej ajo shpërngulje e çamëve drejt Turqisë. Ne patëm parasysh faktin që në 100 vjetor të vinim si pjesë e qenësishme të Shqipërisë.

Çështja çame a bie ndesh me integrimin, që thotë të lëmë pas të kaluarën?

Shqiptarët nuk janë siç kanë qenë më parë, sa më shumë ti afrohemi BE-së, aq dhe më afër është zgjidhja e çështjes çame.

Projekti i varrezave, pse kaq vonë, dhe pse jo shteti?

Është vërtet shumë vonë, por shqiptarët e Çamërisë jo vetëm që kaluan një gjenocid, por dhe politikat mbrapa ishin teknikat politike diskriminuese, duke u mohuar çdo të drejtë kombëtare, por dhe ekonomike. Jo vetëm janë shpërngulur 90% e çamëve, por 20% e tyre janë vrarë, janë shfarosur. Është një borxh shume i madh që ne po u shlyejmë këtyre njerëzve. Gjatë komunizmit jo vetëm që mbetën në harresë, por dhe u marxhinalizuan si racistë, është një vonë e madhe edhe gjatë 20 viteve, por më në fund u arrit të kenë një varrezë dinjitoze, si një Mekë apo Jeruzalem shqiptar. Monumente të tilla kujtese na duhen që mos të përsëriten më ngjarje të tilla. U betova që do ngremë një varrezë dhe e arritëm, jam betuar që do kthehemi në Çamëri dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Pas varrezave të dëshmorëve kjo ishte tentative e parë për të bërë monumente në Shqipëri.

Kur nis projekti dhe kur përfundon?

Ne kemi nisur punimet, e inauguruam me mbjelljen e një fidani dhe do përfundojë nga marsi, por do të inaugurohet në 27 qershor të vitit tjetër. Kostoja e këtij projekti është 110 milionë lekë të reja, ku 77 milionë do të mbulohen nga Qeveria dhe Komuna e Markatit, pjesa tjetër e komunitetit çam.

Pse nuk ishte Tahir Muhedini në Qafë Botë?

Kishim organizuar paralelisht disa aktivitete, ai ishte prezent në një event të tillë në Nju Jork.

Pse nuk pati parti të tjera të ftuara, si AK p.sh?

Ne hapëm një ekspozitë në Tiranë, ku aty ftuam të gjithë përfaqësinë, trupi diplomatik, deputetë në dy krahët, zoti Rama. Ne u kemi bërë ftesë të gjithëve edhe për Qafë Botë. Kush e ka ndierë të vijë, ka ardhur.

Keni nevojë për aleatë në këtë kauzë?

Çështja shqiptare e Çamërisë nuk na përket vetëm neve, është çështje e të gjithë shqiptarëve, dhe një gjë të tillë e vërtetoi dhe grumbullimi në Qafë Botë.

Çfarë është ky raport specifik i juaji me Albin Kurtin?

Ne kemi raport me gjithë partitë që kanë themel çështjen kombëtare, por kemi specifikë me partitë që kanë dalë nga lufta. Neve na bashkon bashkimi i të gjithë trojeve shqiptare, është një përqasje programore e partive tona. Nuk na pengon kush të bashkohemi qoftë gjeografikisht me heqjen e kufijve, ekonomikisht, kulturalisht, mjafton të krijojmë kushtet për ta prekur këtë ditë.

Artikulli i Zhejit, mos ta ktheni thjesht në manifestim folklorik?

Së pari e falenderoj për artikullin. Votat tona janë të matura që nga Tropoja deri në Sarandë, sa na përket ne si parti.  Kërkesat tona janë një falje nga shteti grek që do vazhdojmë ta kërkojmë, kërkojmë marrjen e statusit të atdhetarizmit të  çamëve për ata që iu interesojnë, po kështu edhe të drejtën e pronësisë. Ne në rrethin e Tropojës jemi forcë e parë, në Sarandë forcë e tretë, në Durrës e Fier po ashtu. Zgjidhja e çështjes së çamëve lidhet shumë dhe me shtimin e pranisë politike. Ka qenë shumë më e vështirë deri në 2004 të nxirrje qoftë një artikull për Çamërinë, më pas rezoluta e braktisur nga parlamenti në 2004, madje aktivistët e këtij komuniteti janë rrahur barbarisht nga policia shqiptare, që sot nuk mund të imagjinohet një gjë e tillë.

Pashë që Ilir Kulla ishte prezent me ju?

Ka pasur një angazhim të hershëm në këtë parti, kështu që prania e tij nuk është ndonjë gjë e re.

Si mendoni se do të ndillni mbështetje ndërkombëtare  për çështjen çame?

Kjo nuk është çështje numrash, nuk besoj që ndonjë komunitet është shpërngulur në 90% të tij dhe shfarosje në 20% të saj. Ne kemi një përqasje demokracie për të vendosur drejtësi. Shqiptarët e Çamërisë nuk ishin ata që nisën luftën e Greqisë me Italinë fashiste, por ishin viktima të kësaj lufte. Greqia nuk mund të ketë kompleksin e Makbethit, duhet të kërkojë ndjesë publike. Edhe ata po kërkojnë zgjidhje të euros në këtë botë, edhe ne jemi pjesë e kësaj bote, pesha jonë si shqiptarë tani është më e madhe, kemi raporte të mira me shumë kancelari europiane, jemi në përpjekje edhe për në SHBA. Ka qenë një kontekst politik dhe pse shqiptarët e Çamërisë u denigruan.

Kush janë mundësitë dhe rrugët për marrjen e pronave?

Po punojmë me një studio britanike. Ndaj shqiptarëve të Çamërisë në momentin që u vendos ligji i luftës, nuk i kapte dhe në fund të luftës civile greke është bërë gjyqi i famshëm pa praninë e dëshmitarëve, tërësisht i mbyllur dhe janë dënuar 1970  shqiptarë çam, duke ngrirë kështu dhe pasuritë. Edhe me të drejtën e amnistisë të shpallur më pas u përjashtuan çamët, pasi ata kishin kombësi çame dhe jo greke. Kjo do jetë kërkesa jonë që të bëhen pjesë e amnistisë.

Pse nuk keni miratuar ende rezolutën çame në parlament?

Ne kemi krijuar të gjithë kohezionin e nevojshëm për ta miratuar këtë rezolutë, unë jam drejtues politik dhe smund tju hyj aventurave, nuk mund ta pranoja një dështim të dytë nga parlamenti jonë shqiptar. Brenda këtij sesioni, apo brenda kësaj legjislature ne do miratojmë rezolutën çame, në të kundërt unë do të jap dorëheqjen dhe nuk rri më kryetar i kësaj partie.  Është bërë gati rezoluta si format, kemi përfunduar dizenjimin. Për rezolutën çame, për varrezat e Kllogjerit, për të pasur n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›