Transparenca, Berisha: Të nxjerrim online shpenzimet e qeverisë
TIRANË- Në mbledhjen e radhës së qeverisë, kryeministri Sali Berisha duke diskutuar si temë të rëndëisshme transparencën u kërkoi sot ministrave të publikojnë online shpenzimet e kryera dhe cdo akt kontroll nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH)
“Cdo akt kontrolli të botohet në faqen zyrtare të institucioneve si një dëshmi dhe vullnet i transparencës së plotë. Transparenca totale e institucioneve është parësore për qeverinë shqiptare".
Sipas Berishës, kjo mënyrë e rendit qeverinë e tij ndër të parat që paraqet publikisht shpenzimet.
“Ministria e Financave ja doli që në sistemet e saj të paraqesë të gjitha shpenzimet e një vitit më parë. Kjo është një arritje e madhe, dhe kjo bën që qeveria shqiptare të jetë një nga qeveritë e para që paraqet shpenzinmet. Qytetarët të mos i lexojnë vetëm në faqen zyrtare të ministrisë, por të cdo agjencie që varet nga ministria. Z Pollo duhet të bëhet gjithcka në mënyrë që kjo në kohën më të shkurtër të bëhet realitet”.
“Edhe aktet e kontrollit. Cdo akt kontrolli i kësaj qeverie dhe administrate dhe këtë ja kam kërkuar dhe kreut të KLSH, cdo akt kontrolli duhet të botohet në faqen zyrtare të qeverisë sonë”.
Gjithashtu, kreu i qeverisë bëri apel që websitet e ministrive të qeverisë të updatohen në cdo kohë.
“Nga një kontroll i bërë webet e juaja pashë që janë të larmishme. Ngjasojnë, por kanë nevojë për përmirësime të reja. Ndaj është e dosmodsohme që brenda 1 muaji e gjysëm ti përmirësojmë dhe t’i sjellim në parametrat e duhur”.
(d.b/BalkanWeb)