E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ:10 qershori, afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të shtunën se data 10 qershor është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

"Afati i fundit është data 8 qershor, por duke pasur parasysh se dita e sotme është e shtunë, në bazë të nenit 125 të kodit zgjedhor bëj me dije se ky afat përfundimtar shtyhet për ditën e hënë. Të gjithë organizmat apo mediat që duan të akreditojnë vëzhgues për zgjedhje afati i fundit, është dita e hënë(10 qershor) dhe jo dita e sotme", bëri të ditur të shtunën zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›