Ballsh, djemtë qëllojnë me sopatë babain

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Ballsh ku një 53 vjeçar është goditur me sopatë nga djemtë e tij.
Sipas informacioneve të para shtetasi Mitat Dauti 53-vjeç është qëlluar me sopatë në kokë nga djemtë e tij duke e plagosur rëndë.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Ballshit po si pasojë e gjëndjes së tij të rënduar ai është nisur drejt spitalit Ushtarak në kryeqytet.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat çuan djemtë të qëllojnë babain e tyre por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.