Vdes në aksident 30-vjeçari
LEZHË- Ditën e djeshme rreth orës 00.45, në vendin e quajtur karburant “Lezha-Petrol”, një mjet veture Golf me targa LE 7076 A që drejtohej nga Elson Malaj, 26 vjeç, me banim në fshatin Ishull-Shëngjin, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat e karburantit. Si pasojë, ka vdekur pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është Nikolin Leka, rreth 30 vjeç, edhe ai banues në fshatin Ishull-Shëngjin. Sipas burimeve zyrtare të policisë, edhe drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të rënda dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas dëshmisë së Lekës në momentin e përplasjes me pikën e karburantit, një autoveturë vinte përballë tyre dhe me drita të gjata, dhe për të shmangur përplasjen me të ai ka devijuar nga rruga duke u përplasur me bordurën e karburantit. Policia e Lezhës bëri të ditur se për aksidentin është kryer ekspertiza dhe pritet edhe nxjerrja e konkluzioneve, ndërsa sipas saj dihet që viktima së bashku me Nikolin Lekën po udhëtonin në drejtim të Tiranës.