E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muçaj paraqet prioritetet e policisë së Tiranës

Në një takim me gazetarët drejtori i policisë së Tiranës Saimir Muça ka bërë edhe një urim për festat e fundvitit si dhe ka garantuar qytetarët e kryeqytetit për gadishmërinë e uniformave blu për të kaluar festat e fundvitit sa më të qetë e pa ngjarje kriminale.

“Mbyllja e këtij viti do te finalizohet me masa që janë planifikuar ne drejtim te rendit dhe sigurisë publike për natën e ndërrimit të viteve, ku qytetarët e Tiranës, do të gjejnë tek Policia prezencën, komunikimin, garancinë, mirëkuptimin dhe ndihmën në rast nevoje”, theksoi ai.

Duke evidentuar rezultatet e punës së uniformave blu drejtori i sapoemëruar në policiën e kryeqytetit ka evidentuar punën dhe sakrificat e kolegëve dëshmorët e policisë, që kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës, në luftën me krimin dhe kriminelët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›