E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria- KLD-së: T`i hiqet imuniteti gjyqtarit Alvano Murataj

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për autorizim për heqje imuniteti ndaj gjykatësit të Korçës Alvano Murataj.

Në një deklaratë për shtyp Prokuroria e Përgjithshme thekson se kjo kërkesë vjen pasi Murataj gjatë një procedimi penal për veprën penale të korrupsionit, ai është thërritur me statusin e dëshmitarit, ku ka dhënë shpjegime në fazën e hetimeve paraprake, të cilat janë vlerësuar si të drejta dhe në përputhje me të gjitha provat e tjera.

Në seancën gjyqësore për këtë çështje, kur është thirrur të pyetet si dëshmitar, shtetasi Alvano Murataj, ka ndryshuar thëniet duke dhënë dëshmi të rreme në favor të të pandehurit.
 

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit Alvano Murataj, gjykatës pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për dëshmi të rreme parashikuar nga Kodi Penal, neni 306.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›