Muça:Festat e fundvitit te sigurta
Në një takim me gazetarët, drejtori i policisë së Tiranës Saimir Muça ka bërë një urim për festat e fundvitit si dhe ka garantuar qytetarët e kryeqytetit për gadishmërinë e uniformave blu për të kaluar festat e fundvitit sa më të qetë e pa ngjarje kriminale.
Duke evidentuar rezultatet e punës së uniformave blu, drejtori i sapoemëruar në policinë e kryeqytetit ka evidentuar punën dhe sakrificat e kolegeve, dëshmorët e policisë, që kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës, në luften me krimin dhe kriminelet.