E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohen 5 studentë, shisnin lëndë narkotike

GJIROKASTëR- 5 studentë të Universitetit “Eqerem Cabej” në Gjirokastër janë arrestuar nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u krye pasditen e djeshme në ambientet e një prej dhomave në katin e katërt të konviktit të djemve, ku 5 të rinjtë u kapën në flagrancë dukë konsumuar lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Pas kontrollit të mëtejshëm pranë dritares së dhomës, forcat e policisë gjetën një sasi prej 11 gramësh kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit janë studentët me iniciale E.E, M.B, M.R, R.S dhe M.M nga Mallakastra, Berati, Tirana dhe Përmeti. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për të zbuluar origjinën e lëndës narkotike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›